Rama me të rinjtë në Kombinat: Zgjidhni gomarin që bën punën

Screenshot 3 10 1100x620

Gjatë një takimi në Kombinat, në vijim të fushatës elektorale, kryeministri iu kërkoi të rinjve të pranishëm që më 25 prill të mos votojnë me tifozllëk.

Duke bërë një krahasim, kreu i qeverisë iu sugjeroi të rinjve me nota humori që të zgjedhin mes dy gomerëve atë që iu bën punën.

“Zgjedhja nuk duhet të jetë tifozllëk. Ndërkohë që kur bënë zgjedhje se kush do të drejtojë vendin, ky nuk mund të jetë tifozllëk. Nuk jeni të detyruar të më pëlqeni. Nuk kam dalë për të kërkuar nuse. Jam i martuar. Nuk bëhet fjalë për të pëlqyer Edi Ramën apo dikë tjetër. Ju pëlqen Luli merreni vëreni në kornizë si pikturë. Nëse zgjedh gomarin për të bërë një punë, zgjidh gomarin që bën punën, mos shiko ngjyrën. Nëse ke një biznes dhe e ke taksën zero, çfarë do? Do që të vijë PD dhe të rikthejë taksën e sheshtë? Nëse je një mësues dhe je me PD nuk ka problem, por po të themi shiko zgjedhjen që do të bësh. Kush e rriti rrogën dhe kush e uli taksën? Sot mësuesit paguajnë më pak.

PS është kundër taksës së sheshtë. Ajo është krijuar për të mbështetur të pasurit. PS e ka ndryshe kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë. Sot kemi dy sfida atë të rindërtimit dhe për të nxjerrë jashtë armikun e padukshëm. Kush do i fitojë këto sfida Luli. Ne kemi nisur vaksinimin masiv dhe Luli vijon infektimin masiv. Mbledh njerëzit e tij besnik dhe i vendos në rrezik. E imagjinoni të vijnë ata dhe të bëjnë rindërtimin. Monika di të bëjë shtëpi, por i bën për vete dhe i bën me aq shumë banja sa merr dhe macet e komshinjve që t’iu japë nga një banjë. Kush do rrumpallë e patë në mitingun hapës të PD. Kur ata kanë kontrollin, hapësira e përbashkët është jashtë kontrollit”, u shpreh Rama.