Rama reagon pas takimit të Bashës në Elbasan: Ne bëjmë vaksinim masiv ndërsa këta infektim masiv

Untitled collage 2021 03 28T125239.686 1100x620

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar edhe njëherë rivalit e tij në garën e 25 prillit, Lulzim Basha në lidhje me takimet elektorale të këtij të fundit, ku shihen grumbullime njerëzisht, pjesa më e madhe e të cilëve në shkelje të masave të distancimit dhe pa maska mbrojtës.

Kreu i qeverisë publikoi një mesazh të një qytetar i cili mes rreshtash shprehet se Basha po rrezikon infektimin e shumë qytetarëve me këto lloj takimesh pa zbatuar protokollet e sigurisë.

“Mirë ma thotë dikush që ma çon këtë foto në Whatsap: “Edi Rama dhe Partia Socialiste po bëjnë vaksinimin masiv, ndërsa Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike po bëjnë infektimin masiv”

#Turp #Papërgjegjshmëri #Rrumpallë. Me këta #ShqipëriaFitonInfektimin”, shkruan Rama në Facebook.