Rritja e të infektuarve, autoritetet në Kili drejt shtyrjes së zgjedhjeve të prillit

Untitled collage 2021 03 28T082904.593 1100x620

Shtimi i rasteve të personave të infektuar me koronavirus në javët e fundit ka detyruar autoritetet në Kili të mendojnë shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme që janë parashikuar të mbahen në 11-12 prill.

Miliona qytetarë do t’i drejtoheshin kutive të votimit në mes të muajit të ardhshëm për të zgjedhur parlamentin e ri si dhe drejtuesit e rinj lokalë.

Por Komiteti i Ekspertëve kundër koronavirusit i kërkoi ministrit të Shëndetësisë Enrique Paris që të rishikojnë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve, duke qenë se shifrat e të infektuarve nuk ishin aspak premtuese.