Shqipëri-Angli, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes eliminatore të Kampionatit Botëror mes Shqipërisë dhe Anglisë, e cila do të luhet në orën 18:00 në Arenën Kombëtare.

Reja ka bërë 5 ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen e 3 ditëve më parë. Ndaj “Tre Luanëve” do të zbresin në fushë nga minuta e parë: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Uzuni, Laçi, Bare, Memolla dhe në sulm do të jetë Cikalleshi e Armando Broja.

Reja pritet të luajë me skemën e tij të preferuar 3-5-2.

Shqipëria vjen në këtë takim pas fitores 0-1 në fushën e Andorrës, me gol të shënuar nga Lenjani, i cili nuk do të jetë në formacion në këtë sfidë të dytë në grup, ndërsa Anglia mposhti San Marinon me rezultatin 5-0.