Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Shqipëria pret sot Anglinë në “Air Albania”, Southgate: Duhet të tregojmë kujdes nga vendasit

Nga A2 CNN
28 Mars 2021, 11:00 | Futboll
Shqipëria pret sot Anglinë në “Air Albania”,

Shqipëria pret sot Anglinë në stadiumin kombëtar “Air Albania”, në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit Katar 2022.

Pas suksesit në Andorra, kuqezinjtë e trajnerit Edi Reja kërkojnë të bëjnë surprizën ndaj rivalëve më të fortë të grupit. Në prag të kësaj sfide tekniku i kuqezinjve, Edi Reja ka konfirmuar mungesën e rëndësishme në mbrojte atë të Marash Kumbullës.

Në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj “Tre luanëve”, italiani bëri të ditur se lojtari i Romës ka ndjerë dhimbje në gju në sfidën ndaj Andorrës dhe për këtë arsye nuk ka dashur të rrezikojë, duke e lënë të lirë për dy ndeshjet ndaj Anglisë dhe San Marinos.

Kombëtarja shqiptare mori vlerësime nga trajneri i Anglisë, Gareth Southgate i cili në konferencën e zhvilluar online, u shpreh se skuadra e tij duhet të jetë shumë e kujdesshme përballë kuqezinjve.

"Skuadër me futbollistë cilësorë, që luajnë mirë me topin dhe sulmojnë me shumë forca", u shpreh tekniku anglez.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani