Skema Covax, Maqedonia e Veriut merr 24.000 doza të vaksinës AstraZeneca

vaksine 1100x620

Maqedonia e Veriut ka marrë 24.00 doza të vaksinave AstraZeneca , si pjesë e programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Covax.

Kjo shënon dërgesën e parë më të madhe të vaksinave kundër COVID-19 dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se imunizimi me këto doza të vaksinave do të fillojë të mërkurën me të sëmurët kronikë dhe më ata mbi 75-vjeç.

“Me këtë dërgesë, do të imunizohen të sëmurët kronikë dhe personat mbi 75 vjeç. Vaksinimi do të kryhet në qendrat shëndetësore. Në muajin prill pritet të arrijë dhe pjesa tjerë prej 76.000 dozave të vaksinave AstraZeneca”, ka deklaruar ministri Filipçe, i cili doli në aeroportin e Shkupit për të pritur mbërritjen e kontingjentit të vaksinave.

Për shkak të mungesës së vaksinave, mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së autoriteteve serbe për t’u vaksinuar falas.