Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sulm kamikaz në një kishë në Indonezi

Nga A2 CNN
28 Mars 2021, 09:04 | Bota
Sulm kamikaz në një kishë në Indonezi

Dy persona hodhën veten në erë pranë një kishe katolike në qytetin indonezian të Makassar, duke shkaktuar 14 të lënduar, në ditën e parë të javës së shenjtë të Pashkës.

Në momentin e ngjarjes, në objektin e kultit, ndodheshin të pranishëm shumë besimtarë të cilët kur ndodhin shpërthimi po dilnin jashtë kishës.

Në fillim policia raportoi vetëm për një atentator, por pas hetimeve rezultoi se autorët ishin dy.  Autoritetet kanë nisur hetimet për gjetjen e personave të tjerë të lidhur me sulmin apo nëse autorët ishin pjesë e ndonjë rrjeti terroristësh.

Prifti Wilhemus Tulak deklaroi për mediat indoneziane se kamikazi tentoi të hynte në kishë me një motor, por fatmirësisht u ndalua nga rojet e sigurisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë