Teatri i Durrësit, artistët manifestojnë për çmimin e publikut në Festival

teatri 1100x620

Komedia “Martesa” e Çehovit e interpretuar nga trupa teatrale e Durrësit nën regjinë e Driada Dervishit është vlerësuar në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove, me çmimin e publikut.

Ndonëse online, dhe jo në ditët më të aktive Teatri Aleksandër Moisiu dhe artistët e kësaj skene artistike, kanë pritur kryetaren e bashkisë, që ka zgjedhur t’I urojë për çmimin në Ditën Botërore të Teatrit.

Kjo trupë teatrore në aktivitetin e saj online ka komunikuar vazhdimisht me publikun nëpërmjet audiotregimeve të Çehovit, koncerti homazh për viktimat e tërmetit, intervistat Aktorët për Aktorët, fushata “Këpucët e Kuqe” e disa projekte të tjera të shtrira gjatë këtij viti të vështirë.