“Trumza shëron koronavirusin”, bllokohet Facebooku-u i Nicolas Maduro

117732541 0a7740db 2383 4a89 916d 2470c2016423 600x338

Facebook i ka pezulluar përkohësisht profilin zyrtar presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro, pasi sipas kompanisë, ai pretendon pa prova se një ilaç bimor mund të shërojë personat e prekur nga koronavirusi.

Maduro deklaroi në janar se një preparat i përgatitur nga një barishte e quajtur trumzë mund të shërojë sëmundjen. Për këtë arsye Maduro nuk do të jetë në gjendje të postojë në Facebook për 30 ditë.

Kompania tha se lideri i Venezuelës i kishte shkelur vazhdimisht politikat e saj mbi dezinformimin rreth koronavirusit.

Maduro nuk është i vetmi udhëheqës botëror që përballet me një pezullim nga kompanitë e mediave sociale mbi Covid. Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump dhe presidenti Jair Bolsonaro i Brazilit janë përballur gjithashtu me masa për postimet rreth koronavirusit.

“Ne kemi hequr një video të postuar në faqen e presidentit Nicolas Maduro për shkeljen e politikave tona kundër dezinformatave në lidhje me Covid-19 që ka të ngjarë të vendosë njerëzit në rrezik”, u shpreh për mediat një zëdhënës i Facebook.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 71 pacientë në spitale, 7 në terapi intensive, asnjë në intubim
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste