Vaksinimi masiv në Tiranë, Rama: Kënaqësia më e madhe për mua që kur kam hyrë në politikë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar nga afër procesin e vaksinimit kundër koronavirusit të të moshuarve në qendër të Tiranës.

Kreu i qeverisë shprehu ambicien për të vaksinuar mbi 500 mijë shqiptarë deri në mes të muajit maj. Ai u shpreh se nisja e këtij procesi është kënaqësia më e madhe që ka marrë nga momenti që ka hyrë në politikë.

“Brenda majit do të kemi 500 mijë shqiptarë të vaksinuar. Vazhdojmë punën për të siguruar sasi të konsiderueshme vaksine. Besoj se ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar. Mbetemi të bindur se deri në pranverën e ardhshme të vaksinojmë të gjithë popullatën, por shpresojmë ta bëjmë dhe më shpejt. Vaksinimi do të vijojë “non stop” dhe njerëzit janë të lirë të zgjedhin të vaksinohen apo jo. Çlirimi i njerëzve nga ky stres është kënaqësia më e madhe për mua që kur kam hyrë në politikë”, tha Rama.

Përsa i përket turizmit, kryeministri Rama u shpreh se turistëve që do të vijnë në Shqipëri nuk do t’iu kërkohet të kenë kryer vaksinën.

  • LAJMI I FUNDIT | Po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm PD, do vazhdojmë të luftojmë
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Masakra elektorale e vërtetë, por ka qenë edhe dështim i joni
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Baza e dëshpëruar, dështuam të realizonim ndryshimin