Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Vaksinimi masiv, Rama: Do presim turistë nga gjithë bota, nuk do kemi orare kufizuese këtë verë

Nga A2 CNN
28 Mars 2021, 08:19 | Aktualitet
Vaksinimi masiv, Rama: Do presim turistë nga gjithë bota, nuk do kemi

Kryeministri Edi Rama e ka nisur të dielën me postimin e një spoti të ri në Facebook, ku mes të tjerash bën me dije se sezoni i ri turistik do të jetë më i lehtësuar këtë vit për shkak të procesit masiv të vaksinimit.

Mes fjalëve, Rama tregon se hotelet, restorantet dhe klubet këtë verë do të jenë të hapura dhe pa orare kufizuese.

“Kjo kohë që po lemë pas ishte tepër e vështirë, por ne nuk jemi nga ata që dorëzohemi, jo. I siguruam vaksinat kundër të gjitha parashikimeve. Për pak muaj kjo vuajtje e madhe do të mbarojë. Shqipëria këtë verë do të presë turistë nga e gjithë bota. Hotelet, restorante, klubet e çdo mal të Shqipërisë do të jenë të hapura, pa orare kufizuese. Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar dhe do të vazhdojmë me forcë e me shpejtësi përpara. Kemi shumë punë për të çuar deri në fund dhe të mira e gëzime për të ndarë me njëri-tjetrin. Shqipëria është e ardhmja jonë”, shprehet Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë