24 mijë doza AstraZeneca në Kosovë, Hoti: Nesër nis fushata e vaksinimit

Kreu i Divizionit për komunikimin me publikun në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, ka deklaruar se nesër fillon fushata e vaksinimit në Kosovë. I ftuar në Ditari në A2, ai tha se qeveria ka miratuar planin e vaksinimit, si dhe ka përcaktuar grupet e riskut.

“Presim që nesër të fillojë fushata e vaksinimit në Kosovë, ka miratuar planin e vaksinimit, ka përcaktuar grupet e riskut, ekipet po kryejnë përgatitjet e fundit dhe jemi gati për të nisur fushatën, e rëndësishme për rikthimin në normalitet. Është lajm i mirë dhe shpresë që edhe Kosova iu bashkua kësaj fushate. Nga nesër nisin klinikat dhe për të vijuar në të 30 komunat në njësitë e vaksinimit. Do ketë shtrirje në nivel qendror dhe lokal. Të parët përfitojnë personeli shëndetësor që janë 15 mijë veta pastaj të moshuarit dhe pastaj mbi 80 vjeç”.