41 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

maqedoni covid 1100x620

Maqedonia e Veriut ka shënuar një tjetër bilanc tragjik nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit janë shënuar 41 viktima, për një total prej 3716 fatalitetesh.

Instituti I Shëndetit Publik raportoi gjithashtu se në 24 orët e fundit janë shënuar 303 raste të reja ditore nga 1405 testime. Vatra më e nxehtë mbetet sërish Shkupi me 195 infeksione. Një tjetër bilanc tragjik i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

Pas bilancit të sotëm, numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin fqinj shkon në mbi 127 mijë. Prej tyre, aktualisht shënohen 18.000 raste aktive.