417 viktima të tjera nga koronavirusi në Itali

Untitled collage 2021 03 29T174720.078 1100x620

Italia vijon të shënojë numra të larta viktimash dhe rastesh të reja me koronavirus, ndonëse procesi i vaksinimit në vend po ecën në ritme të kënaqshme.

Në raportimin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se gjatë ditës së fundit 417 persona të tjerë humbën jetën ndërsa të infektuarit e rinj ishin 12.916 nga 156 mijë testime të kryera.

Niveli i infektueshmërisë është rritur në 8.2% ndërkohë që është shtuar dhe numri i personave të shtruar në terapitë intensive.