Albin Kurti merr vaksinën anti-Covid

Një ditë pas mbërritjes së ngarkesës së parë të vaksinave AstraZeneca kundër koronavirusit, kryeministri Albin Kurti ka marrë dozën e parë, në një lëvizje për të rritur besueshmërinë e publikut për marrjen e vaksinës.

Në Kosovë mbërritën mbrëmjen e djeshme 24 mijë doza të vaksinës së AstraZeneca, si pjesë e programit Covax. Sipas këtij programi, Kosova do të marrë në total 100 800 doza të vaksinës.

Kosova ishte vendi i fundit në Europë që nuk ishte furnizuar me vaksina dhe tashmë ajo mund të nisë procesin e vaksinimit duke filluar nga grupet e riskut.