Ambasada e SHBA mesazh për Bashkim Finon: Do të kujtohet për udhëheqjen e qeverisë së pajtimit kombëtar

Ambasada e SHBA 1 1100x620

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino. Në një postim në faqen zyrtare të saj, ambasada e SHBA-së shprehet se Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997, si edhe për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij politike.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron t’i përçojë ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të z. Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë të parakohshme. Z. Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike. U prehtë në paqe!”, shkruan ambasada.

Mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të deputetit socialist, Bashkim Fino, ka shprehur edhe kreu i delegacionit të BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca.