Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Arbitri që tërboi Cristianon thyen heshtjen

Nga A2 CNN
29 Mars 2021, 13:30 | Futboll
Arbitri që tërboi Cristianon thyen heshtjen

Danny Makkelie është personi më pak i pëlqyer në Portugali këto ditë. Mosakordimi i golit të Cristiano Ronaldos ndaj Serbisë, në minutën e fundit të ndeshjes, bëri që ylli i Juventusit të tërbohej dhe të largohej nga fusha duke hedhur në tokë shiritin e kapitenit, pa mbaruar ende takimi.

Në deklarata për “A Bola”, arbitri pranoi gabimin e tij pasi pa përsëritjen e rastit.

“Mund të them vetëm që i kërkova falje trajnerit të përfaqësueses portugeze dhe lojtarëve. Nuk jam i lumtur kur arbitrat marrin vëmendjen në këtë mënyrë”, tha Makkiele.

Në kualifikueset e Botërorit nuk ka VAR dhe teknologji në vijën fatale të portës, duke bërë që vendimi i gabuar i arbitrit të mbetej në fuqi.

https://a2news.com/2021/03/27/gol-fantazme-i-cristiano-ronaldos-serbia-barazon-2-2-ndaj-portugalise/

A2 CNN Livestream

Dita jonë