Dakordësi mes qeverisë dhe opozitës, shtyhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni të Veriut

KR SHTYET CENSUSI MAQEDONI frame 1392 1100x620

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut është shtyrë për në muajin shtator. Dakordësia për këtë erdhi pas negociatave mes kryeministrit, Zoran Zaev, dhe liderit të opozitës nga VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Palët e konsideruan censusin të parakorduar mirë dhe theksuan se duhet të shihet me përparësi vaksinimi i qytetarëve ndaj Covid-19. Zaev tha pas takimit se për këtë vendim është marrë vesh me presidentin, Stevo Pendarovski, dhe me partnerët e koalicionit, partitë shqiptare BESA dhe Bashkimi Demokratik për Integrim.

Kjo u prit me kritika nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, që e konsideruan shtyrjen e censusit një frikë të qeverisë lidhur me numrin real të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

Ndërkohë, kryeministri dhe lideri i opozitës arritën dakordësi edhe për një çështje tjetër, atë të shtyrjes edhe të zgjedhjeve lokale, që tashmë do të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit. Palët diskutuan në takim edhe për ndryshime në Kodin Zgjedhor për të bërë të mundur implementimin e rekomandimeve të OSBE /ODIHR.

Zaev dhe Mickoski gjetën gjuhën e përbashkët edhe për zhbllokimin e punës në Kuvend, duke u dakordësuar për bashkëpunim lidhur me ligjet që kanë të bëjnë me integrimin europian dhe ato për menaxhimin e pandemisë.