Digjet makina në Vlorë, në pronësi të Françeska Jaçes

Untitled collage 91 1 1100x620

Digjet pjesërisht një makinë “Range Rover” në qytetin e Vlorës. Mësohet se mjeti është në pronësi të Françeska Jaçes, ish-banore e reality show “Big Brother”.

Sikurse njoftohet nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, të qytetit bregdetar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.