Fushata anti-Covid, të moshuarit mbi 80 vjeç vaksinohen në qendrat shëndetësore

Të gjithë të moshuarit mbi 80 vjeç vaksinën anti-Covid do ta kryejnë në qendrat e tyre shëndetësore. Pasi lajmërohen nga mjeku i familjes u caktohet ora dhe data e vaksinimit.

Të moshuarit nuk kanë hezituar për të bërë vaksinën kineze Sinovac. Ndërsa shumë të tjerë që ende nuk janë njoftuar nga mjekët e familjes i janë drejtuar vetë qendrave shëndetësore për të mësuar për ditën e vaksinimit.

Por si do të aplikojnë personat që nuk e njohin mjekun e familjes dhe as qendrën shëndetësore që i mbulon?

Deri tani vaksina kineze, por edhe tre të tjerat që po aplikohen në popullsinë tonë nuk kanë dhënë efekte anësore. Mjekët thonë se një temperaturë e lehtë, përzierje dhe gjendje lodhjeje janë shenja normale pas vaksinimit.