Humbi jetën për të shpëtuar kolegët, Arjan Sala shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Arjan sala deshmor 1100x620

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shpallur Arjan Salën, “Dëshmor të Atdheut”. Sala humbi jetën pak ditë më parë, në magazinat e qendrës tregtare “Casa Italia”, në përpjekje për të shpëtuar kolegët e tij.

Trupi i Salës mbeti i bllokuar për 3 ditë me radhë, pasi forcat zjarrfikëse nuk mund të ndërhynin për shkak të terrenit të vështirë.

Gjatë ditës së sotme, familjen e të ndjerit e ka vizituar dhe kryeministri Edi Rama.