Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

India zbulon një variant koronavirusi me “mutacion të dyfishtë”

Nga A2 CNN
29 Mars 2021, 09:21 | Bota
India zbulon një variant koronavirusi me “mutacion të

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare në Indi ka njoftuar se ka gjetur një variant të ri koronavirusi që e ka cilësuar si “mutacion të dyfishtë”.

Sipas autoriteteve shëndetësore të këtij vendi, bëhet fjalë për një variant krejtësisht të ri, që është gjetur në 200 mostra të marra në Maharashtra, ku banojnë 114.2 milionë persona.

Pavarësisht kësaj, “nuk ka arsye për alarm”.

“Nuk ka prova se variantet e reja që po zbulojmë, përfshi edhe variantin me mutacion të dyfishtë, janë më ngjitëse apo më vdekjeprurëse se këto që njohim”, deklaroi epidemiologu indian, Laxminarayan.

India është vendi i tretë më i prekur nga pandemia Covid-19, me rreth 12 milionë të infektuar dhe mbi 160 000 viktima.

A2 CNN Livestream

Dita jonë