“Jemi larg fitores me Covid-19”, Biden: 90% e të rriturve në SHBA do të mund të vaksinohen deri më 19 prill

KR BIDEN PANDEMIA frame 1521 1100x620

Presidenti amerikan Joe Biden i bëri jehonë paralajmërimit të Dr. Rochelle Walesnky, drejtoreshë e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duke iu thënë amerikanëve se lufta kundër Covid është “larg fitores”.

“Kjo nuk është koha për të zvogëluar përpjekjet tona,” tha Biden gjatë fjalës së tij në Shtëpinë e Bardhë të hënën.

Po ashtu, Biden tha se 90% e të rriturve në Shtetet e Bashkuara do të kenë të drejtë të marrin një vaksinë deri më 19 prill.

“Me vaksinat ekziston shpresa, por njerëzit po heqin dorë nga masat paraprake, që është një gjë shumë e keqe. Kjo është koha të bëjmë edhe më shumë. Të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë, secili prej nesh,” shtoi Biden.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, iu kërkoi amerikanëve të vazhdojnë të përdorin maskën dhe të respektojnë masat.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 71 pacientë në spitale, 7 në terapi intensive, asnjë në intubim
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste