Licencimi i klubit, paguhen 391 milionë lekë, Vllaznia gati për kupat e Europës

vllaznia 600x338

Përpos ëndrrës për të rikthyer titullin në Shkodër, Vllaznia do të vazhdojë garën për kupat e Europës. Edhe pse kanë kryesuar kampionatin për shumë javë, prezenca e kuqebluve në arenën ndërkombëtare ishte seriozisht në dyshim.

Arsyeja lidhej me mungesën e licencimit të Vllaznisë, për shkak të borxheve në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve.

Më në fund çështja u zgjidh, me klubin që disbursoi mbi 39 milionë lekë, si pagesë e detyrueshme për sigurimet shoqërore dhe tatimore.

Marrëveshja me Tatimet, që përfshin pagesën me këste të detyrimeve, bën që shkodranët të plotësojnë kriteret e vendosura nga UEFA për licencimin në arenën ndërkombëtare.