Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mbijetoi për 36 ditë në xhungël pas aksidentit ajror

Nga A2 CNN
29 Mars 2021, 19:26 | Bota

Një 36 vjeçar brazilian mbijetoi për 36 ditë në mes të xhunglës së Amazonës, pasi u aksidentua me avionin e tij të vogël Cessna 210.

Antonio Sena eci për ditë të tëra mes pyllit të dendura dhe fjeti në streha të sajuara duke u ushqyer me fruta dhe ujë shiu. Fati i tij ndriti kur takoi një grup mbledhësish arrash të cilët e çuan më pas në një vend të sigurt dhe të qytetëruar.

Gjithçka nisi më 28 janar, kur avioni me të cilin udhëtonte Antonio u rrëzua në një zonë midis shteteve Parà dhe Amapà, një rezervat minierash shumë i pasur dhe i mbrojtur. Ai shpëtoi i padëmtuar nga aksidenti. Para se të largohej nga aeroplani, mori prej aty një thikë xhepi, një elektrik dore, disa çakmakë dhe një telefon me bateri pothuajse të shkarkuar.

Për disa ditë Antonio qëndroi pranë mbetjeve të avionit me idenë se kjo do të favorizonte gjetjen e tij. Më pas ai filloi të ecte pa orientim në mes të xhunglës me frikën se leopardët dhe xhaguarët do ta sulmonin nga momenti në moment.

A2 CNN Livestream

Dita jonë