Ndarja nga jeta e Finos, Rama: Aktivitetet tona elektorale ndalen në nderim të vëllait tonë të dashur

rama fino 1 1100x620

Kryeministri Edi Rama reagoi në Facebook pas lajmit të ndarjes nga jeta të politikanit, Bashkim Fino. Kreu i qeverisë njoftoi se aktivitetet e Partisë Socialiste sot do të ndalen në nderim e kujtim të tij.

“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, shkruan kryeministri në Facebook.