Persona të maskuar dhe të armatosur grabisin gjatë natës një karburant në Lezhë

grabitja 600x338

Mbrëmjen e kaluar është grabitur një pikë karburanti pranë kryqëzimit të Shënkollit. Persona të dyshuar si të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur xhiron e karburantit gjatë natës.

Ata kanë arritur të rrëmbejnë rreth 1 milion lekë, ndërsa mbanin me vete një shkop bejsbolli, si dhe dyshohet për një pistoletë.

Pritet sekuestrimi i kamerave të vëzhgimit për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë së Lezhës

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, dy persona ende të paidentifikuar, me anë të presionit i kanë marrë një sasi lekësh (xhiron ditore) punonjësit të një karburanti. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.