Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Përtej provave klinike, sa mbrojtje siguruan vaksinat e Pfizer dhe Modernas në popullatë

Nga A2 CNN
29 Mars 2021, 20:21 | Bota
Përtej provave klinike, sa mbrojtje siguruan vaksinat e Pfizer dhe Modernas

Vaksinat Pfizer dhe Moderna Covid-19 sigurojnë në popullatë një mbrojtje shumë efektive ndaj koronavirusit, sipas një raporti të ri nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Sipas Raportit Javor të Morbiditetit dhe Vdekshmërisë të agjencisë të botuar të hënën, vaksinat e ulin rrezikun e infektimit me 80% dy javë ose më shumë pas dozës së parë dhe me 90% dy javë pas dozës së dytë.

Të dhënat erdhën pas një studimi ku u përfshinë rreth 4 mijë persona të vaksinuar që punojnë në kujdesin shëndetësor ose në vijën e parë të përpjekjeve kundër koronavirusit.

Vullnetarët në studim kanë punuar në tetë vende përreth vendit dhe ishin vëzhguar në frontin e luftës nga mesi i dhjetorit deri në mes të marsit. CDC testoi vullnetarët në mënyrë rutinë, pavarësisht nga simptomat e tyre.

Shumica e vullnetarëve, më shumë se 62% e tyre, kishin marrë të dyja dozat e vaksinave ndërsa më shumë se 12% kishin marrë vetëm një dozë të vetme.

Gjetjet nga përdorimi në praktikë i këtyre vaksinave që funksionojnë me metodën gjenetike të ARN-së, janë të ngjashme me ato që panë shkencëtarët në provat klinike për vaksinat, por studime si ky janë të rëndësishme për të treguar se sa efektive janë vaksinat, veçanërisht në një popullatë që, përmes punës së tyre, mund të hasë një numër të madh të njerëzve që kanë Covid-19.

A2 CNN Livestream

Dita jonë