Plagosje me thikë në Durrës

plagosje me thike ne durres 1100x620

Një person ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e së hënës në lagjen 13 në qytetin e Durrësit.

“Rreth orës 15:50, në lagjen numër, 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, është lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. N., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, bën të ditur policia.

Mësohet se policia e Durrësit ka shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar të kësaj ngjarje.