“PS ka shpenzuar deri në 40 mijë dollarë për sponsorizime në 3 muaj për faqen zyrtare në Facebook”

Drejtuesi i KRIK Albania, Premto Gogo, u shpreh në Absolut 4 se partitë politike janë duke i kushtuar shumë rëndësi rrjeteve sociale në këtë fushatë. Ai zbuloi se vetëm në faqen zyrtare të Partisë Socialiste janë shpenzuar deri në 40 mijë dollarë për sponsorizime.

“Tashmë jemi të shurdhuar më shumë nga propaganda. Prej janarit deri në muajin mars, Partia Socialiste, faqja zyrtare e saj në Facebook, ka harxhuar nga 20 deri në 40 mijë dollarë vetëm për sponsorizime, pa futur këtu kandidatë apo faqe të tjera që janë të treta.

Kjo është një fushatë negative, sidomos mazhoranca, pasi PD dhe LSI i kanë shumë herë më të ulëta tarifat e deklaruara. Mazhoranca i kushton një rëndësi shumë të madhe pjesës së bombardimit të rrjeteve sociale”, u shpreh Gogo.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 91 raste të reja nga 1762 testime të kryera
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, 6 të intubuar