Shqipëria në San Marino, Gjasula i pezulluar, Roshi e Kamberi në dyshim

WhatsApp Image 2021 03 28 at 20.15.36 1100x620

Kombëtarja shqiptare mbërriti në San Marino për ndeshjen e tretë kualifikuese drejt Botërorit 2022. Për sfidën e fundit të muajit mars, skuadra kuqezi humbet edhe Klaus Gjasulën.

Mesfushorit u largua nga grumbullimi, sepse me dy kartonë të verdhë është i pezulluar. Ndërkohë, probleme shëndetësore ka edhe për sulmuesin Florian Kamberi dhe mesfushorin Odise Roshi.

Ky i fundit ka pësuar një tërheqje muskulore, e cila e la jashtë sfidës me Anglinë dhe është seriozisht në dyshim për duelin e 31 marsit në San Marino.