Si do të votojnë të infektuarit me Covid? Celibashi takohet me zv/ministren Tomini

KR KQZ CELIBASHI frame 1702 1100x620

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi një takim me zv.ministren e Shëndetësisë dhe Eugena Tomini, e cila është dhe anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë e koronavirusit

Në këtë takim, Celibashi bisedoi me Tominin mbi situatën e pandemisë në vendin tonë dhe shqetësimin e ngritur lidhur me votimin e të infektuarve me Covid në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

“Në fokus të bashkëbisedimit ishin implikimet që sjell situata e pandemisë në procesin zgjedhor dhe rëndësia e zbatimit të protokolleve që duhet të ndiqen dhe zbatohen për parandalimin e përhapjes së virusit gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave”, shkruhet në njoftimin e KQZ.