Të shtëna me armë zjarri në zonën e “21 dhjetorit”

breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1100x620

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë.

Sikurse njofton policia gjatë një konflikti të çastit midis 4 shtetasve ende të paidentifikuar, njëri prej tyre ka qëlluar në ajër dhe më pas është larguar.

Nga verifikimet nuk ka persona të lënduar ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri.