Vaksinimi global, Gjermania thirrje shteteve të fuqishme që të rrisin fondet

Vaksinimi astrazeneca 1100x620

Gjermania iu ka kërkuar vendeve që të rrisin fondet e tyre për përpjekjet globale të vaksinimit, duke veçuar Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe Rusinë, si dhe vendet e BE-së.

Gerd Müller, Ministri i Gjermanisë për Bashkëpunim Zhvillimor, pretendoi se ka një mungesë të fondeve globale prej 29 miliardë dollarësh të nevojshme për të arritur objektivin e vaksinimit te të paktën 25% të njerëzve në vendet më të varfra.

Müller tha që prodhimi i vaksinave duhet të përshpejtohet për të vaksinuar njerëzit në Afrikë, Amerikën Latine, Meksikë, Peru dhe ishujt Karaibe të cilët “kanë ndër viktimat më të mëdha të kësaj pandemie”. Ai shtoi se është “tronditëse” që nga 536 milionë doza vaksinash të administruara deri më tani, 76% kanë shkuar në vetëm dhjetë vende me të ardhura të larta.

“Gjermania ka rritur kontributin e saj me 1.77 miliardë dollarë kohët e fundit, dhe unë nxis komunitetin ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian, të bëjnë të njëjtën gjë. Por kërkesa shkon edhe në vendet e tjera, si Kina, Rusia, Shtetet e Bashkuara, e cila u bashkua përsëri me OBSH, “tha ai në një konferencë shtypi në Gjenevë të hënën.