Vaksinimi masiv kundër koronavirusit, mbi 20 mijë të vaksinuar në ditën e dytë

manastirliu 1100x620

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se në ditën e dytë janë thyer të gjitha pritshmëritë për sa i përket të vaksinuarve, duke raportuar se 20,414 persona kanë marrë vaksinën brenda 24 orëve të fundit

“Dita 2 e vaksinimit masiv përfundon me shifrën domethënëse, 20414 vaksinime, në të gjithë vendin Shqipëria Buzëqesh”, shkruan Manastirliu.

Disa ditë më parë, ministrja deklaronte se synoheshin të vaksinoheshin 10 deri në 15 mijë persona në ditë, por kjo shifër tashmë është kaluar në ditën e sotme.

Që prej fillimit të vaksinimit anti-Covid në total janë kryer mbi 95 mijë vaksinime.