Vaksinimi në Tiranë, të moshuarit të paduruar, mbahet radhë edhe pa planifikim

Në sheshin “Skëndërbej” vijon vaksinimi i të moshuarëve mbi 70 vjeç. Pasi janë njoftuar nga mjekët e familjes, ata janë vënë në radhë sipas planifikimit përkatës.

Vaksinimin e shohin të nevojshëm për shmangien e infektimit nga Covid-19. Ka edhe të moshuar që nuk ek anë planifikimin e ditës por paraqiten pranë qendrave të vaksimimit.

Ministrja Manastirliu tha se synohet shtrirja e vaksinimit edhe më gjerë, për të përmbyllur sa më shpejt moshat e treat.

Në ndihmë të procesit të vaksinimit janë edhe infermierët e ushtrisë. 192 mijë dozat e siguruara nga CoronaVac do të referohen kryesisht për moshat e treta, ndërsa në pritje janë edhe mijëra vaksina të tjera nga po e njejta vaksinë kineze për të vijuar këtë process të nisur që prej muajit janar.