Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vdes në një aksident me helikopter një nga njerëzit më të pasur të Evropës

Nga A2 CNN
29 Mars 2021, 14:32 | Bota

Miliarderi Petr Kellner, njeriu më i pasur i Republikës Çeke dhe një nga më të pasurit në Evropë, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me helikopter në Alaskë.

Sipas “The New York Times”, aksidenti ndodhi pranë akullnajës Knik.

Në helikopter ishin 6 persona dhe vetëm njëri prej tyre ka mbijetuar.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit.

Kellner ishte një nga biznesmenët më të shquar çekë pas periudhës së komunizmit, me një pasuri që vlerësohej 17,5 miliardë dollarë. Ai nisi biznesin duke shitur makineri që bënin fotokopje, në vitin 1989.

A2 CNN Livestream

Dita jonë