Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zgjedhjet e 25 prillit, mesazhi i ambasadores Gacek për qytetarët shqiptarë

Nga A2 CNN
29 Mars 2021, 21:18 | Politikë
Zgjedhjet e 25 prillit, mesazhi i ambasadores Gacek për qytetarët

Në intervistën ekskluzive për Absolut 4 në A2, ndër të tjera, kryesuesja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve, Ursula Gacek, dha edhe një mesazh për shqiptarët në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Votoni! Përdorni të drejtën demokratike. Është gjëja më e rëndësishme. Është kryesorja. Sigurisht, ka shumë palë të interesuara. Por kur njerëzit më pyesin nëse keni dikë që e mbështesni, për të cilin shpresoni të fitojë në zgjedhje.

https://youtu.be/-IMBOjeAxgU

Mbështetja është gjithnjë për votuesit. Mesazhi im është të dalin e të votojnë. Të përdorin të drejtën demokratike. E njoh historinë e Shqipërisë. Jam polake. Dhe ne kemi pasur diktaturë komuniste. Nuk i afrohej për nga ashpërsia asaj që keni pasur ju në Shqipëri. Është shumë mirë që keni një demokraci. Shpresojmë që zgjedhjet të jenë sa më të mira, dhe që votuesit të dalin e ta shfrytëzojnë mirë votën e tyre”, tha Gacek.

A2 CNN Livestream

Dita jonë