Zhbllokohet Kanali i Suezit

Anija gjigante që kishte bllokuar Kanalin e Suezit është spostuar totalisht dhe tashmë lundron pa probleme, tha për CNN një zëdhënës i Autoritetet Portual të Kanalit të Suezit.

Që në mëngjes u dha lajmi i mirë për zhbllokimin e pjesshëm të anijes 400 metra të gjatë dhe 60 metra e gjerë, që mbante të bllokuar kanalin kyç për transportin detar të mallrave. Anija tashmë është larg brigjeve të kanalit për herë të partë pas shtatë ditësh.

Rreth 12% e tregtisë globale kalon përmes kanalit 193 km të gjatë, që lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq dhe siguron lidhjen më të shkurtër detare midis Azisë dhe Europës. Një rrugë alternative, rreth Kepit të Shpresës së Mirë në skajin jugor të Afrikës, mund të zgjasë dy javë më shumë.