33 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

MB BILANCI MAQEDONI 11 frame 446 1100x620

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se në 24 orët e fundit 33 persona të tjerë humbën jetën si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet njoftuan se u kryen 3948 testime prej të cilave 1272 persona rezultuan pozitivë. Vatra më e nxehtë mbetet Shkupi me 619 infeksione.

Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut raportohen mbi 128 mijë raste me koronavirus, 3749 prej të cilëve kanë humbur jetën.