Basha me naftëtarët: Do t’ua nxjerrim nga hundët paratë atyre që ua kanë vjedhur

WhatsApp Image 2021 03 30 at 14.37.38 600x338

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u premtoi naftëtarëve të Ballshit edhe një herë marrjen e të gjitha parave që ata nuk kanë marrë, për të cilat muaj më parë u futën edhe në grevë urie.

“Do t’ua nxjerrim ngado që i kanë, në pasuri të paluajtshme, në kesh, edhe nga hunda do t’ua nxjerrim paratë që ua kanë vjedhur”, tha Basha.

Ai shtoi se kjo pasuri duhet t’iu kthehet shqiptarëve, “ashtu si vetë Shqipëria duhet t’iu kthehet shqiptarëve”. “Të gjithë pasuritë tona, që prodhojnë punësim dhe mirëqenie, kanë përfunduar te një grusht njerëzish. Republika është deinstitucionalizuar, shqiptarët e gjejnë veten jashtë ligjit, jashtë institucioneve. Premtimi im i parë është që pas 25 prillit është t’i kthejmë politikës fytyrën njerëzore”.

  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar: Çlirim Gjata, Genti Malko, Lutfi Dervishi, Ilir Kalemaj
  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4