Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Basha në Fier: Era e ndryshimit ndihet kudo. Rinia, shpresa e vetme për ta nxjerrë vendin nga kriza

Nga A2 CNN
30 Mars 2021, 12:22 | Politikë
Basha në Fier: Era e ndryshimit ndihet kudo. Rinia, shpresa e vetme

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka vijuar sot fushatën elektorale në qarkun e Fierit. I pritur nga shumë qytetarë ai tha se era e ndryshimit ndihet kudo, ndërsa apeloi për respektimin e kushteve.

“Frymë e jashtëzakonshme kudo, erë ndryshimi që fryn kudo. Kur era e ndryshimit fryn me shpresë se një e nesërme më e mirë do të jetë dhe 25 prilli është dritë shprese. Të vazhdojmë të respektojmë kushtet për këtë fushatë dhe ta çojmë më lart frymën e shpresës, besimit dhe fitores se bashkë do fitojmë. Shqipëria do fitojë! Kam marrë mesazhe nga intelektualët më të shquar që ka vendi është momenti për ndryshim. Unë do të punoj edhe për socialistët dhe për të gjithë shqiptarët”.

https://a2news.com/2021/03/30/takimi-i-bashes-ne-fier-reagon-rama-persheshe-me-virus-per-politike-pa-din-e-as-iman/

I ndalur nga shumë të rinj, mes tyre edhe socialistë, Basha theksoi se rinia është shpresa e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza. Ai bëri thirrje që të ndalet emigracioni dhe u premtoi se më 25 prill do të nisë trajnimi për ta në të gjitha fushat që kërkon vendi.

“Të ndalim emigracionin dhe rinia është shpresa e vetme për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Pasuritë të kthehen në dobi të njerëzve dhe t’i japim fund monopoleve, korrupsionit dhe abuzimeve me njerëzit. Plani ynë është i detajuar për të mundësuar këto dy kërkesa, për investimet e huaja që qeveria të jetë në krah të njerëzve, të ndihmojë biznesin. Shqipëria nuk është konkurruese në asnjë drejtim, çmimi i naftës. Reformat tona do mundësojnë që investitorët e huaj të vijnë. Prioritet kryesor është trajnimi i rinisë. Po kështu turizmi është potencial i jashtëzakonshëm. Plani i PD-së ka marrë dy vite dhe 500 specialistë. Ka ikur koha e planeve boshe kemi ardhur me plane reale që të nxjerrim Shqipërinë nga kriza. Menjëherë në 25 prill duhet të nisë trajnimi i të rinjve. Do arrijmë gjëra që sot na duken të pamundura”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani