Bino për vaksinat: Janë efikase, kemi shanse për rikthimin në normalitet

Vaksina kineze Sinovac që po aplikohet në masë tek të moshuarit në vend, pritet të marrë miratimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shefja për sëmundjet infektivë në Institutin e Shëndetit Publik tregon se kjo vaksinë por dhe tre të tjerat, krahas mbrojtjes ulin format e rënda dhe vdekjet.

Edhe pse Kina është hermetike ndaj çdo shteti për të dhënat Sinovac, Shqipëria i është referuar efektshmërisë që po jep kjo vaksinë në Turqi, Brazil dhe vende të tjera.

Bino shprehet optimiste për periudhën e verës dhe në vijim. Nëse vaksinat do të vijnë në kohën e duhur, pas muajit qershor vendi mund t’i rikthehet normalitetit të dikurshëm.

Vaksinimi në Shqipëri po bëhet paralel me 4 lloje vaksinash dhe për kategori të ndryshme. Pas mjekëve dhe mësuesve, të moshuarit po vaksinohen në masë me vaksinën kineze. Sipas ekspertëve, Sinovac fillon të krijojë anti-trupa 10 ditë pas dozës së parë dhe ndryshe nga Pfizer, Astrazeneca dhe Sputnik V, vaksina kineze përmban virusin e dobësuar të Sars Cov-2.