Buffon drejt largimit nga Juventusi, klub i madh ose lamtumirë futbollit

gianluigi buffon juventus 2019 20 32nm2zq1rr8r18aig0q1dpb02 1 1100x620

Duket një histori e përsëritur, por Gianluigi Buffon dhe Juventus mund të përjetojnë një tjetër ndarje të dhimbshme në fund të sezonit.

Mediat italiane shkruajnë se legjenda italiane e portës është ndjerë pak i vlerësuar këtë sezon dhe për këtë arsye mund të largohet sërish nga Torino. 42-vjeçari do të presë deri më 23 maj, atëherë kur luhet finalja e Kupës së Italisë, dhe nëse nga ana e drejtuesve nuk do të ketë asnjë sinjal për rinovimin, Buffon do të duhet të bëjë një zgjedhje.

Largim drejt një klubi të madh, nëse një ofertë e tillë do të vijë. Në të kundërt do t’i thotë lamtumirë karrierës së gjatë futbollistike.

Ikona e klubit bardhezi u largua në vitin 2018 nga Juventus drejt Paris Saint Germain dhe u rikthye sërish te “Zonja e Vjetër”, vetëm pas një sezoni.