Dëmtim në menisk, Marash Kumbulla mbyll sezonin

kumbulla 1100x620

Lëndimi në ndeshjen me Andorrën, në debutimin drejt Botërorit 2022, i ka kushtuar shtrenjtë Marash Kumbullës.

Mbrojtësi i talentuar kuqezi dëmtoi meniskun dhe për këtë arsye mbyll para kohe sezonin. 21-vjeçari udhëtoi me urgjencë drejt Romës, duke humbur edhe ndeshjen me Anglinë, pretendentë të grupit.

Pasi iu nënshtrua vizitave të specializuara mjekësore, Kumbulla mori lajmin e keq. Kontrollet konfirmuan dëmtimin serioz në gju, prej të cilit duhet të qëndrojë tre muaj jashtë fushave të lojës.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 71 pacientë në spitale, 7 në terapi intensive, asnjë në intubim
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste