Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Frika nga variantet e reja, Italia dhe Gjermania shtrëngojnë rregullat për udhëtime në BE

Nga A2 CNN
30 Mars 2021, 15:29 | Bota
Frika nga variantet e reja, Italia dhe Gjermania shtrëngojnë rregullat

Italia dhe Gjermania shtrëngojnë rregullat për udhëtimet në BE, ndërsa blloku është prekur nga një valë e tretë vdekjeprurëse e pandemisë së Covid-19. Italia planifikon të aplikojë një karantinë 5-ditore për të gjithë udhëtarët që vijnë nga shtete të Bashkimit Evropian, siç bënë me dije burime të Ministrisë së Shëndetësisë ditën e martë.

Gjithashtu, personave që udhëtojnë do t’u kërkohet të kryejnë testin para se të largohen nga vendi, dhe një tjetër kur periudha e izolimit të përfundojë. Italia kishte në fuqi një masë të ngjashme për shtetet jashtë BE-së.

Ndërkaq, Gjermania njoftoi të martën se do të shtrëngojë kontrollet kufitare përgjatë 8 deri në 14 ditët e ardhshme. Horst Seehofer, ministër i Brendshëm i Gjermanisë, tha: “Nuk ka rëndësi nga vjen; Polonia, Franca ose Danimarka. Të gjithë duhet të kontrollohen”. 

Kufizimet e reja vijnë ndërsa Evropa po përballet me rritje të infektimeve për shkak të variantit të ri më të transmetueshëm britanik. Zyra europiane e OBSH raportoi mbi 1,6 milionë raste të reja me koronavirus dhe 23 800 vdekje në 7 ditët e fundit.

Shpërthimi i varianteve të reja e kanë vënë edhe një herë nën trysni zonën e lëvizjes së lirë Shengen, me shumë vende që po rivendosin kufizimet në udhëtime. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë