Gara e parë në MotoGP dhe bën nisjen më spektakolare të mundshme

jorge martin 1100x620

Jorge Martin zhvilloi të dielën garën e tij të parë në MotoGP. Edhe pse përfundoi në vendin e 15, piloti spanjoll i Ducatit e la shenjën e tij në Katar.

Martin u nis nga vendi i 14, por pas kthesës së parë, ai ishte në vendin e katërt.

Spanjolli bëri një shkëputje fantastike, duke lënë pas 10 pilotë në vetëm pak metra garë.