Gjithçka për turizmin, Greqia do të pranojë certifikata me vaksinat kineze dhe ruse

plazhet greke 1100x620

Greqia përgatitet për sezonin turistik veror duke prezantuar mënyrat se si turistët mund të udhëtojnë dhe hyjnë në vend. Kushtet kryesore janë paraqitja e një vërtetimi vaksinimi, rezultati negativ për Covid-19 ose testi serologjik që vërteton praninë e antitrupave.

Qeveria greke ka bërë me dije se planifikon të pranojë edhe certifikatat e imunitetit me vaksinat ruse dhe kineze. Këtë e konfirmoi ministri grek i turizmit, Haris Teoharis, gjatë një vizite në Serbi. Pranimi I tyre do të nisë që nga 14 maji, tha ai.

Për Athinën nuk paraqet asnjë problem fakti që vaksinat ruse dhe kineze nuk janë autorizuar akoma për përdorim nga Agjencia Europiane e Barnave. Ministri shtoi se shkencëtarët grekë kanë dhënë dritën e gjelbër për pranimin e këtyre certifikatave.