Grumbullimi 10-ditor, Shpresat, sinjale pozitive nga elementet e reja

shpresa 1100x620

Përfaqësuesja Shpresa është drejt fundit të grumbullimit 10-ditor, me trajnerin Alban Bushi që ka vëzhguar nga afër mjaft elemente të reja.

 Mes 26 emrave të thirrur, trajneri i kuqezinjve të vegjël kishte nën urdhra mjaft lojtarë nga kampionati shqiptar.

Për t’u theksuar është fakti se mbi 10 futbollistë që janë pjesë e projektit të 21-vjeçarëve, e që aktivizohen në Angli, Itali e Kroaci nuk arritën t’i bashkohen grumbullimit prej pandemisë.

Në total, ekipi Shpresa ka në dispozicion rreth 50 lojtarë, nga të cilët do të zgjidhen më të mirët, për debutimin në kualifikueset e Kampionatit Europian, më 4 qershor kundër Andorrës.