Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hakmarrje ndaj Sergio Ramos? Salah pyetet një javë para përballjes me Real Madrid

Nga A2 CNN
30 Mars 2021, 17:48 | Futboll

Salah u detyrua të linte fushën e lojës që në pjesën e parë në finalen e vitit 2018 kundër Realit të Madridit, pasi u dëmtua nga Sergio Ramos.

Egjiptiani u pyet në një intervistë rreth atij momenti. Salah thotë se është shumë i përqendruar te takimi i parë i fazës 1/8 të Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool, e cila luhet javën e ardhshme.

Ai gjithashtu është shprehur se nuk do të hakmerret rreth finales së 2018 në Kiev, por shpreh se te gjitha ekipet janë në top formë.

Salah nuk ka dëshirë të vijë asnjë lojtar i Real Madrid për të luajtur me Liverpool sepse ekipi i tij është i kompletuar, por për trajnerin Zidane thotë se është një trajner i madh, i cili ka fituar 3 Champions League dhe ka bërë një punë shumë të mirë me ekipin e tij.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli